Çaste poetike me poeten:Age Bilani Luka

Nëntori ynë…!

————————–

Sa na vjen muaj nëntor,

Gjithë shqiptaret i gëzon.

Ka shume ngjarje e ndodhi.

Ky muaj flet shqip me ngjyra kuq e zi.

Burra te kombit 1908

ne Manastir kanë ba kongres.

Alfabeti u njehesu

Për gjithë trojet njent me shkrua.

Ne njëmijë e nënqind e dymbëdhjetë,

Shqipja e jone e lire përjetë

Nga Kosova e Shqipëria,

ne Vlorë u shpall pavarësia.

Ne njëmijë e nëntëqind e katërdhjetë e kate,

Ne te gdhire te datës njëzet e nëntë.

Sa i bardhe ky agim

u çlirua Atdheu im.

Sot qe jemi ne liri,

ti bashkojmë trojet te jemi një.

Jo shume shtete me qen te shpërnda.

Ta festojmë nëntorin bashke motër e vëlla

/www.QendraPress.com/