Çaste poetike me poeten;Ajete POVATA

Identiteti është më shumë se festë…

—————————————–

Identiteti

Nuk është festë

Është më shumë se festë

Është sikur kandari n’gjithësi

Brenda ndijimesh

I ngrohtë si zë violine

Si rrjedhë uji n’parajsë

Sikur lumturia e padukshme

Si zemra e sheshtë

Nuk është punë koti

Është vepër e madhe Zoti…

Mos provo

Mos provo identitetin t’a vëshë n’peshore

Se shkreptinë qielli e moti

Mos guxo se të vret Zoti…

/www.QendraPress.com/