Çaste poetike me poeten;Ajete POVATA
Vjen një ditë e gjallë…
Ëndrrat në kërkim
Bënin heshtje
Shpresa pa asnjë shenjë
Dridhej
Thyhej
Në rrugë pëshpëritja bënte jehonë pushtuese
Rrugë plot terr
Dita endej me fanarë në dorë
Mendimet merrnin flakë
Tunelit nuk i shihej fundi…
Dhe
Dhe vjen një ditë e gjallë
Sa hap e mbyll sytë
Deti i heshtur mbushet
Me dritën e butë
Me yje të çuditshme
Me shtrirje pafund
Rrënohen poshtë barrikadat e diskutueshme…
/www.QendraPress.com/