Çaste poetike me poeten;Ajne IBËRHYSAJ

SA PAK TË NJOHA ITAKA IME

———————————

Çdo dite ikën

Me fytyrën e trishtë

Me ndërgjegje të thyer

Ike

Kthehesh

Gurët e ftohtë

Të presin.

Në sy sheh

Ekspozitë vrastare

E vizatuar rëndë

Me vragë shpirti e loti

Godet thellë e zë nuk ka

Ikën e flaket me shpresën.

Nuk di si ta ngushëlloj zemrën

As ditë si ta nisë

Të eci tutje

Ta braktisë Itakën

Ta harroj premtimin

Brengën e pendimin

T’i marr me vete.

Ta përqafoj Itakën

Lotin ta lë në galerinë e faqes

Lehtas t’i përkundë

Mëngjeset e rinisë

Me vaje fëmijësh

Mbrëmjen

Ta flladis me rreze ambri.

Nuk di me çka ta mbush mendjen

Shirat e gjetheve

Shpesh qajnë me lotin

Vjeshta ka zëne vend

E dimrat i ngrohim

Me pika vese

Fjalët thyejnë dhembet

Përqafohen e ndeshen

Vriten me ndërgjegjen.

Nuk e di çka t’i them jetës

Ëndrrat mbeten si kurorë perlash

Kupën e dashurisë

E deha me shpresën

Rrugët i mbusha

Me gjerdan lotësh

Itaka shijoj dashurinë.

Shtegtojmë

E gjithnjë mbesim të uritur

Sa pak të njoha

Itaka ime

Sa pak ma njohe shpirtin…

 

/www.QendraPress.com/