KJO BOTË!

——————————

Kjo botë ku predikohen liri

I ka të përcaktuar skllevërit e sajë

Kjo botë ku predikohet mirësi

E në realitet lulëzojnë ligësi

Me lulet, që si pulat me ujë të nxehtë shpupurishen

Nga djajtë me kollare, që veç bukur vishen

Me mollët që vyshken që në rini

Nga poshtërsia e të poshtrit njeri

O nga dora e djallit se di?

Pemët me trup të bukur kanë humbur rrënjë

Gjethet e vyshkura e thonë atë

E fryti i premtuar rrezik s’pritet ma

Në këtë botë ku predikohet fjala e butë

Ku në realitet njeriu i mirë asht tu hupë

Lëkurën e qengjit ujkut ja vejnë

E qengjin e butë gomar e bëjnë.

Kjo botë ku gjithçka e ka një çmim

Ku për lek prindi shet dhe fëminë

E ku fëmija vret dhe babën e tij

E nanën e len të shkretë në një azil

Kjo botë ku veç seksi quhet dashuri

Duke lënë jetimin në fatin e tij

Dyer e dritare me blozë i ka nxi

Ka rrezik njeriu të mbulohet nga qimja e zezë

Në pyje të jetoj prapë me shimpanzenë.

Albina Ceka

/www.qendrapress.com/