Çaste poetike me poeten:Albina TREBICKA
…KUR HUMBET NJË PRITJE!
——————————————-
Përfundimisht ç’ jemi ne
të dy?- pyeta unë
Jemi gjithçkaja dhe asgjëja- u përgjigje ti
Unë buzëqesha,të përqafova dhe heshta…
Ndjenjë e humbur dhe ëndrrat mbaruar gjithsesi
Vështrimi i dallon njerëzit,
jo ngjyra e syve
Grindur shpesh e bisedat janë përgjysmuar
Jeta s’qënka një problem për t’u zgjidhur,
por është një mister për t’u jetuar
Është e vështirë të mbahet në zemër një lidhje,
kur humbet harmonia,bisedat …një pritje.