Çaste poetike me poeten;Albina TREBICKA

GJITHÇKA…

——————————

Përtyp mendimet e copëtuara

me erën xhamave ngatërruar,

fut ëndrrat në xhepat e natës,

kërko gjumin me hënën në duar

Merr edhe dëshirën me vete,

për të ecur drejt ditës së re,

për të kërkuar në skutat e jetës

GJITHÇKA që deshe,por s’e

ke

gjithçka, që kishe dhe s’e doje

gjithçka, që doje,por e hodhe

gjithçka, që iku dhe nuk vjen

gjithçka, që vjen dhe nuk të gjen

Nuk kemi kohë për mërzitje

shpresat e bukura janë në ikje…

A.TREBICKA.

/www.QendraPress.com/