Çaste poetike me poeten:Albina TREBICKA
ËNDËRR e TREMBUR
—————————————
Në qerpik të syrit, rri ëndrra ime varur,
në muzgun e mbrëmjes fshehur heshtja e natës,
në boshllëkun e natës strukur gjumi i lodhur,
në agun e mëngjesit rri shpresa e drojtur
U fut bota ime brenda ëndrrës tënde
dhe të ndjek ngadalë, hutuar nëpër fjalë,
dhe të ndjek penduar nëpër vargje shkruar
një çast pa kthim kujtimeve harruar
Ëndrrat lindin natën dhe i druhen ditës,
herë krijojnë ylbere,herë i tremben frikës.
A.TREBICKA (nga vëllimi ” Pëshpëritjet e shpirtit”)
/www.QendraPress.com/