Çaste poetike me poeten:Albina TREBICKA
MË THE..
————————-.
Merri ngjyrat e pikturave të mia
dhe ngjyros nga pak vargjet e tua
Merri gjithë puthjet diku harruar,
nëpër vargje poezish ato i dua…
Merri dhe përqafimet e mia ndër vite
dhe lidhi me to vargjet nëpër strofa
shpirti është peizazh, që pikturon mendimi,
poezia është kambanë, që tronditet bota
Më the…
merre edhe vetminë time
mbështilli me të të thyerat kujtimet tona
qëndron heshtja mbi pritjet e mia,
vitet e jetës tek pikturat i mbolla
Më the…
ktheji në vargje pikturat e mia,
sepse pikturat “flasin” si vetë poezia
A.TREBICKA 02.03.2022
/www.QendraPress.com/