Çaste poetike me poeten;Albina TREBICKA
COPËZA KUJTIMESH
————————————–
Mbetur vitet në copëza kujtimesh
Vitet e mia përqafuar me jetën
Në çaste të bukura jam e lumtur
Harruar pengjet e kohës së vjetër
Kujtimet e mia kanë ngjyrë malli
I kërkoj rrugës së fëmijërisë time,
Kalldrëmin ku flenë hapat e mia
Nuk e gjej më…veç në ëndërrime
Brengë malli kjo heshtje pa fund
Zërat e fëmijëve humbur nëpër vite
Sofatin kërkoj,ku gjyshja ulur rrinte,
por asnjë gjurmë nga porta ime…
As shtëpia nuk qënka fare aty
As pjergulla rreth mureve të saj
As komshinjtë ku linim çelësin dikur
vetëm rruga me asfalt dhe një pallat
Befas,një lot më rrodhi ngadalë…
Mallin e shpirtit ku mund ta ndaj?! A.TREBICKA 16.08.2022