Çaste poetike me poeten;Albulena LETAJ
Shpirti im…
——————————–
Ti je i pari dhe i fundit që të kam bërë padrejtësi
Të kam neglizhuar
Të kam injoruar
Të kam hidhëruar
Totalisht, padrejtësisht…
Ti,
Shumë shpesh ma ke bërë me dije
Që je lodhur e rraskapitur nga unë
Dhe se…
Sikur ti të kishe gojë
Ulërima jote do të dëgjohej
Deri në qiell
E di
U tregova e padrejtë
Por
Të premtoj
Që tani e tutje
Ty do të kem prioritet në jetë
/www.QendraPress.com/