Çaste poetike me poeten;Albulena LETAJ

Në imagjinatën time

——————————–

Ne kurrë s’u prekëm

E aq shumë të doja

Përfundoj…

Edhe pse kurrë s’filloj

Për vete më bëre

Veç me një shikim

Me atë zë të ëmbël

Pushtove shpirtin tim

Ashtu sikur erdhe

Ashtu edhe shkove

Pa një fjalë të fundit

Gjithçka përfundove

Aq shumë gjurmë le

Që s’fshihën përjetë

Si nuk ndaloj koha

Në atë moment

Kam frikë tê t’përmend

Kam frikë të t’kujtoj

Kam frikë sa shumë frikë

Se do t’më lëndoj

Sikur zemra të ishte letër

Emrin tënd me gomë ta fshi

Bashkë me gjithë kujtimet

Dhe atë dashuri

/www.QendraPress.com/