Çaste poetike me poeten;Alma Gjelaj SHKOZA

Një lutje për hënën e zemëruar

———————————–

Ahh moj hënë sonte po

me dukesh e mërzitur

Fol moj e uruar a ke për

të më thënë diçka mua.

Por, mos me rri e zemëruar

Se kam frike nga errësira

Mos më lërë ne terr

Por., ndriçoje shpirtin tim

Se kam frikë nga errësira

e ka emrin jo njeri

 Ahh moj hënë ti je e rrethuar me yje

E kurrë vetëm si unë ti jo nuk je

Por, kam frikë nga errësira

se e ka emrin jo njeri

Ehhh moj hënë e bukur

me trego se ti din…

 Sepse nuk kam për ta harruar

Se ti kurrë e vetme jo nuk ndjehesh

E me thuaj fli i qetë o njeri

Se nuk do te dëgjosh  me uturimë

Se sot  flitet veç me pëshpëritje

Se te mirët i kane flakur,

e mbeten te  ligët  që bëjnë pazare

 Ahh moj hëna ime mos me bëj

dhe ti pëshpërime

Se nuk kam frikë nga errësira

As nga dhimbja qe kam frikë

Por kam frikë nga egërsira

qe e ka emrin jo njeri

Ahh moj hënë që shpirtin

unë  nuk mund ta ndryshoj dot

 Por, nuk mund te mbaj dot as mëni

Me thuaj e me trego sepse

kurrë skam për te harruar

Ahh moj hënë,a nuk po mi tregon

Dhe së bashku ne mund ti qajmë

Të  gjithë hallet e  dynjasë

/www.QendraPress.com/