Çaste poetike me poeten:Alma ZENELLARI
DUHEJ
—————–
Ti duhej të ikje për pak kohë
që unë të kuptoja
se jam grua që di të të presë,
edhe atëherë kur muret e shtēpisë fillojnë e tkurren,
edhe atëherë kur dritaret e drunjta zvogëlohen,
dhe rrezja e diellit nuk arrin tek ëndrrat…
Ti duhej të ikje për pak kohë,
që unë të kuptoja si lotët shenjtërojnë një grua.
Se thellë mishit dhe eshtrave të mia,
rrjedh një lum i fshehtë prej malli, i bardhë.
Që unë të njihja rrahjet e zemrës
dhe të besoja se ajo gjëmon për Ty,
se ajo këlthet, rebelohet si shpirt i trazuar vjeshte,
në mungesën tënde …
Që unë të kuptoja
pse ngryset shpirti i qiellit
dhe dhimbjen e rrëzon damarëve të tokës me furi.
/www.QendraPress.com/