Çaste poetike me poeten;Alma ZENELLARI
KUR TI…
—————————-
Kur ti më prek,
lumi i dhimbjeve të mia ndalet,
furtuna e zemërimit tim fashitet, ndrydhet.
Kur ti më sheh,
ndjej si prek me sy fundcakun e shpirtit tim,
që deri atij çasti i kishin munguar ylberet.
Kur ti më puth,
brenda syve të mi
lind një dritë qumështore që bëhet diell,
anija e dashurisë brenda kraharorit tim,
ngre velën e bardhë
dhe ankorohet në breg të shpirtit tënd…
Atëherë,
Çdo gjë ndalet,
dallgët paqtohen,
bie në paqe dhe qielli i zemrës sime…
/www.QendraPress.com/