Çaste poetike me poeten;Ana BALLIU
Zgjohu shpirti im
——————————
Nga kthetrat e vdekjes
Dita zbardhi me një premtim
Për të ndriçuar qiellin e jetës
Zgjohu shpirti im
Nga gjumi me syhapur
Buzëqeshi freskisë këtë agim
Jeta, dorën e saj të ka zgjatur
Zgjohu shpirt im
Nga errësira e dynjasë
Mos prit për tjetrin zgjim
Kur syri mos hapet e buza mos flasë
/www.QendraPress.com/