Çaste poetike me poeten;Ana BALLIU

Të jap zemrën por jo shpirtin

——————————————-

Të jap zemrën, por jo shpirtin tim,

Atje ku shpirti fle, mbetet misteri im.

Në rrugën e ndjenjave të përziera,

Të dua, por mbetet një copë e fshehur, e pashkruar.

Zemrën ta jap me gjithë mallin e të marrit

Por shpirtin s’mund ta lidhin zinxhirët e zjarrit.

Lëmë të dua, me gjithë çfarë mundem,

Por shpirtin s’e lëshoj, ai është qëndresa ime.

Nëse një ditë dashuria largohet me shpejtësi,

Shpirti do më mbetet, një rrugëtim pa kufi.

/www.QendraPress.com/