Çaste poetike me poeten;Ana BALLIU
Do buzëqesh.
———————————
Do buzëqesh, sepse kështu jetoj,
Edhe në stuhi, unë prapë shpresoj,
Veshja e zezë s’ma fsheh dot dritën,
Që në brendësi të shpirtit mbroj
Do buzëqesh, sepse kështu jetoj,
Në çdo çast, në çdo hap që bëj,
Edhe kur dhimbja më ndjek nga pas,
Buzëqeshjen do thërras në çast.
Do buzëqesh sepse kështu jetoj,
Në hapat e jetës, shpresën mbaj gjallë,
Në dritë a në terr, me forcë përparoj,
Dhe plagëve me buzëqeshje u bëj ballë
Se ngjyra e zezë është veç fasadë,
E brenda vetes, shpresat do ruaj,
Me buzëqeshje, do mjekoj çdo plagë,
Me buzëqeshje zjarrin do shuaj.
/www.QendraPress.com/