Çaste poetike me poeten:Anila BREGU
Udhëtimi vazhdon
—————————————–
Kur fitova mjaftueshëm besim, dritat e skenës u veniten,
Kur isha e sigurte se do humbisja , fitova ,
Kur kisha me tepër nevoje për njerëz , m braktisen ,
Kur mësova ti fshij vete lotët , gjeta një shpatull ku te qaja ,
Kur persona aftësinë e te urryerit , dikush filloi te me donte me gjithë zemër ,
E ndërsa prisja me ore te tera ditën te zbardhte , flija ndërsa dielli lindte…
Kjo është jeta ! çfarëdo planesh qe te besh , asnjëherë nuk e di se c’plane ka bere ajo për ty !
E di, suksesi te bën te njohur ne gjithë boten
por dështimet te bëjnë ty te njohësh boten .
Jini te lumtur …gjithmonë .
Shpesh ne e humbasim besimin dhe mendojmë se ky është fundi …Por Zoti , qe sheh , buzëqesh dhe thotë ” Qetësohu e dashur , ishte thjesht një kthese…udhëtimi vazhdon …”
KUR NËNA S’JETON
—————————————
Ç’zemër ka qetësi, kur nëna s’jeton?
Loti pa marrë sytë në zemër pikon.
Pa të sajën dritë, ç’nur paska shtëpia?
Nëna more Zot, është vetë dashuria.
Pa të sajat duar, cung të mbetet shpirti,
Kur e ke munguar, engjëllin që të rriti,
Gjithë ç’të ndodhin jetës, kush t’i mban në zemër?
Menjëherë mbas Zotit është i dyti emër.
Pa prehrin e ngrohtë, ku t’i vendos kryet?
Që për këta lot zbriste edhe yjet.
Kush do m’i thotë fjalët të ëmbla sheqer,
Të më shërojë plagët që mbaj ndonjëherë?