Çaste poetike me poeten;Anila Cara BOZA

Do të vij në mars

——————————–

Në një ditë,në një muaj a në një mars të bukur,

Kur të ketë çelur buzëqeshur një qershi…

Një dallëndyshe për mua të jetë dukur,

Unë e di se do të vij me të njëjtën hijeshi…

Para syve do t’ju shfaqem si kurrë s’më njohët,

Do t’vij lehtë siç dalin sythat në këtë stinë…

Asnjëherë nuk m’thirrët që emri t’më dëgjohet,

Që isha gjallë diku e jetoja në një lëndinë…

Aty në atë lëndinë shkrova librin tim të parë,

Atë librin e jetës korrigjuar herë keq a bukur…

Nuk u ndieva keq pse nuk e shkrova larë,

Por nga fletët e tij çdo ditë të këputur…

Unë do t’vij në mars,mos dil t’më presësh,

Por mbille në oborr një dardhë a qershi…

Sa herë në hije me gjumin ti të ndeshesh,

Me aromën e tyre unë do t’jem aty…

Anila Cara Boza

/www.QendraPress.com/