Çaste poetike me poeten;Anila Kodra

0

ASGJE QE BEJ PER TY, NUK QUHET SHPAGIM..

NENE !

—————————————-

Sa here i lutem Zotit mbi thinjat e tua ,

Te mos ma ndal dorën ta shtrij ,ti përkëdhel e prek sa here qe dua .

Ballin plot rrudha e bulëza djerse, qe tani e shoh qe pikon,

I lutem te me lere te fshij, ende i lutem,shpresoj me dëgjon…..

NENE !

I lutem asaj te pa prekshmes Perëndi,

Buzëqeshjen tende edhe pse ke vuajtur, ta kem para syve gjithnjë…

Sytë qe shpesh me dhimbje mbushur dhe lot ti kam pare,

I lutem edhe pse u plake ,ti shoh te ndizen zjarr….

NENE !

Ti qe gjirin zbulove ne zheg te vapës dhe acar ,

Per te me ushqyer mua kerthijen e porsa ardhur ne jete,fëmijën tënd te pare.

Lutem,qe Zoti te mos ma preke dashurinë e copash zemrën te ma grije

Lutem ,sa fije floku unë kam ,ty dita te te behet njëmijë….

NENE !

Për lodhjen dhe vuajtjet e një jete me mund ,

Lutem ne Zot ,Krisht a Muhamed ,te jetosh 100 vjet,mos te te humb.

Për lotët qe derdhe ndaj shtratit tim ,sa here unë vuaja,

Për netët pa gjumë mbi kokën time ,i lutem Perëndisë ,NENES jetën ruaja…..

NENE !

Për dashurinë tende reale ,me sublimen dhe te fuqishmen ne bote

I lutem sot te mbinatyrshmes ,te mos me bej per ty te derdh lot.

Dhe ulem ne gjunjë para teje ,ndjehem si dikur e vogël ,porsi fëmijë,

Vendos kokën ne prehrin tënd ,ndjej zemrën tende dhe ngrohtësinë e te rreshkurve gjinj…

NENE !

Për gjithçka kam ne jete dhe buzëqeshjen time deri sot,

Te dedikohet ty , mundit , djerse , mirësisë, dashurisë qe ma mbush këtë bote.

Dhe dua te mos ndal,te mos rresht kurrë muza për ty dhe vargu im,

I lutem Zotit ,te te kem sa me gjate ,se

ASGJE QE BEJ PER TY SOT, NUK QUHET SHPAGIM …..

Anila Kodra Kotroci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *