Çaste poetike me poeten;Anila KODRA

KUR LARGOHESH TI

————————————–

Kur largohesh ti,

një pjesë shpirti e imja,

ngrihet dhe fort proteston.

Edhe pse mundohem

ta ndal e vë në qetësi,

nuk bindet, fare s’më dëgjon.

Kur largohesh ti,

zemra ime s’di pse hutohet,

dhe rrahjet i ngadalëson.

Më thotë, edhe unë

si duroj dot largësinë e ndarjet,

dhe me vështirësi punon.

Kur largohesh ti ,

gjymtyrët nuk më binden,

dhe mbetem ulok dhe pa frymë.

Dridhem si nga acari,

ujvara lotësh më bien,

asgjë nuk shoh e kudo ka brymë.

Kur largohesh ti,

mall e dëshirë janë bashkë,

përplasen mureve të njëra tjetrës,

Brenda meje ka angështi,

digjem si e thatë kashtë,

ti je kufiri i të resë dhe të vjetrës.

Kur largohesh ti ,

ngjyrat fare nuk ekzistojnë,

ka vetëm të bardhë, të zezë dhe gri.

Humbet koloriti i luleve,

insektet hapësira boshe posedojnë,

sepse mungon e jotja magji.

Kur largohesh ti,

edhe orët pushojnë, ndalen,

hesht tik-taku i tyre aty.

Se akrepat e zemrës time

Vetëm kur frymon pranë meje

i lëviz me forcë e jotja dashuri.

Anila Kodra Kotroçi

/www.QendraPress.com/