Çaste poetike me poeten;Anila KODRA
VALË
——————-
Sa herë,
kthej kokën ,
të shoh tek puthesh me bregun.
Dashuruar ,
ëndërrimtare,
e pa djallëzuar.
Puthesh,
njësoj si një adoleshente,
çmendurisht,
me pathos,
plot pasion.
Harron, dhe
as nuk mendon fare,
se sa shumë
sy njerëzish të shohin.
Sa herë,
jam përballë teje,
të shoh ,
që bregun puth ethshëm,
si e marrë.
Dhe pyes veten,
vërtet je kaq e pa turp?
Puthesh ,
dashurohesh,
shtrihesh lakuriq,
Mbi breg.
Dhe më pas,
si kryeneçe,
dhe e përtëritur,
vjen dhe rikthesh,
edhe më me ndjenjë.
Sa herë ,
eci pranë teje,
ndjej zërin tënd ,
që bregut i flet ,
me ledha,
me butësi e ëmbëlsi,
me dashuri ,
sa edhe ata që janë pranë,
i fut në një
ekstazë magjike.
I mbyt,
në epshe dëshirash ,
i lidh ,
me vargonj ndjenjash,
i tret ,
në malle nostalgjie ,
dhe kjo ,
më ndodh dhe mua.
Valë!
Sa herë ,
kthej kokën të të shoh,
ndjej një dallgë,
që shpirtit përplaset,
me zhurmë ,
me rrëmbim ,
dhe përmbys gjithçka.
Kthehet,
në një lloj uragani
që askush
se ndal dot .
Kthehet ,
në atë lloj furtune ,
kur çdo njeri ,
ndalet ,
dhe i mbetet ,
që të lutet ,
me sytë nga qielli
ruajna o Zot .
Sa herë ,
kthej kokën dhe të shoh ty,
buzëqesh,
dhe mendoj ,
ti je si jeta ,
shkon dhe vjen ,
herë qetë,
herë me zhurmë ,
por gjithmonë dritë në sy.
/www.QendraPress.com/