Çaste poetike me poeten;Anila KODRA
SEPSE TI EGZISTON
———————————–
Pse ekziston ti,
shpesh rrufetë qiejve u ndalën,
yjet shndritën në qiellin me Hënë.
Pse je dhe jeton ti,
të gjitha gabime e faje u falën,
dashuruar dhe dashuri pa nxënë.
Pse ekziston ti,
dielli cdo ditë doli e shndriti,
me qartë cdo herë, sot më shumë se dje.
Të ndjej , e di që je,
e fundja le të shkojë viti,
lumturohem që jeton e je diku atje.
Pse ekziston ti,
tufanet kurrë nuk më trembën,
Pas erës e furtunës gjithmonë pati diell.
Prita gjatë, prita shumë,
ëndrrat kurrë nuk shterën,
jetova në tokë sikur të isha në qiell.
Pse ekziston ti,
deti ka valë e dallgë , ende shfryn,
puhizë ka mbi të, shpesh edhe tërbohet.
Hëna çdo natë e qetë,
mes qiellit e detit hyn ,
Se jeton ti, ja vlen kjo jetë të jetohet.
Pse ekziston ti,
dita ka njëzet e katër orë edhe sot,
Hëna mbrëmjes do ndrisë përsëri.
Je ajri, oksigjeni im ndaj nuk vdes dot,
jeton brenda meje çdo sekondë,
dhe unë jetoj se ekziston ti.
/www.QendraPress.com/