Çaste poetike me poeten:Anila Kodra
S’DI A ME BESONI !!
————————–
Nëse zeri sot me dridhet,
Ju them me bindje ,jo nga emocioni.
Më ndodh kur zemra si e lepurit më hidhet
Kur do të mund trishtimin ,më besoni….
Nëse sot dukem edhe e përhumbur,
Si zog ferrak që nuk fluturon dot,
Ndodh se labirintit tim rruga mi ka humbur ,
Sikur s’ka me shprese askund në botë ….
Në cepat e syve po ma pate lotin
Dhe avullin e shpirtit të dale që aty,
Ndodh se sot ,nuk bëj dot të fortin,
Më dhemb -çdo pjesë trupi, kur ke dhimbje ti …
Duart që më dridhen nëse mi shikoni
Nuk ndodh se plakja erdhi te unë .
Por ,s’më bëjnë të shkretat s’di a me besoni
Mundohem të ferkojë plagën kur ti fle gjumë ….
Shpirtin nuk ma shihni ,as plagen e tij,
As zemren time nuk e shihni dot .
Për dhimbjen tënde derdhë lotë si fëmijë
Rënkon, çahet copash ,pulëson veç lot ….
Anila Kodra Kotroci
Ancora io 08/11/2021