Çaste poetike me poeten:Anila TOTO
GRUA…
—————————–
Ç’të dhemb, grua,
Ç’e ke këtë buzëqeshje te vrarë, të hidhur,
Kush të ka trembur, kush të ka sulmuar,
Kush me ty është shtirur?
Ç’të tremb motër,
Përse dukesh kaq e etur, kaq luftëtare,
Kë do të bësh të lumtur në botë
E vetja s’të dhimbset fare?
Ç’të dhemb nënë, oh, e mira nënë,
Të them se je ende grua e bukur,
Në sytë e mi ti ndrin si ikonë
E sakrificës për të më bërë të lumtur!
Ç’të dhemb, vetja ime
E t’i mbyt sytë në dëshpërim?
Ja që jetojmë në një botë me zhgënjime
E luftojmë përditë të rrisim njerinë.
Anila Toto