OH… NËNË
——————————–
M’i jep t’i puth ato duar të urta
Ato rrudha që krijoi heshtja
Më çmend kur flet me atë zë të butë
Sikur të dhimbset jeta.
Më lerë të mundem të të kërkoj falje
Për të gjitha dhembjet që të kam shkaktuar.
Oh …nënë!
Legjenda ime e madhe
Që shpirtin më ke pushtuar…