Çaste poetike me poeten:Anila TOTO
Do takohemi sy më sy
————————————-
Do të vijë një ditë ku krejt padashur
Me një shikim drejt e në sy
Do të kujtojmë sa jemi dashur
Do heshtim prapë të dy.
Një ndjenjë e butë e çmendurisë
Në trupat e heshtur do të zgjohet,
Por nëse zgjodhëm rrugën e lirisë
As kthimi pas s’lejohet!
Do të vijë një ditë ku krejt padashur
Do takohemi sy më sy
Në mes të njerëzve në këtë teatër
Do humbim përsëri…!
/www.QendraPress.com/