Çaste poetike me poeten;Anila TOTO
Mbi të 50 -tat
—————————–
Na shtohen thinjat një e nga një
Na ngrin më tepër buzëqeshja
Largohemi heshtur, pa bërë zë
Nga gëzimet edhe nga brengat.
Zgjohemi më herët se të çel dita
Flemë pasi të shuhen gjithë yjet
Një nga një i fikim të gjithë dritat
Dashurojmë dhe në dritën e syve.
Mëngjesi shkëlqen mijëra rreze
Që ne i thithim drejt e në zemër.
Vishemi bukur me çdo stil jete
E krenohemi me emrin Femër!
/www.QendraPress.com/