Çaste poetike me poeten;Anita HOXHA

Mik i dashur

———————

Mik i dashur , lamtumirè!

Po iki nga ti, pa të zgjuar…

S’dua ta bëjmë ndarjen të vështirë,

E mbylla derën ngadalë, pa të takuar.

Kur ylli polar, të tretet në hapësirë…

E dita, si kristal do nisi të agoi

Do më kërkosh, nëpër dhomë, e di mirë…

Mes trishtimit do pyesësh, vallë pse shkoi ?!

Është jetë e shkurtër, nuk mundem të pres…

Nuk mund tu kthehemi pas, premtimeve të vjetra

Ndaj, e qete po largohem këtë mëngjes…

Dhe ti rrugë të mbarë, te ajo tjetra !

Mos më thuaj, se më ke dashur

Ti nuk dije aspak të më doje !

Sa herë unë shpirtin, ndjenja zbrazur…

E sa herë atë tjetrën, ti fshehtas kërkoje …

Nuk më lëndon, kjo ndarje me ty

As lamtumirë s’të them me lotë !

Nëse shihemi një ditë, sy ndër sy…

Vitet që ti dhash,vallē a mi kthen dot…?!

/www.QendraPress.com/