Çaste poetike me poeten:Anita HOXHA
E di
——————————–
Po të humbas e di, unë po të humbas !
Dhomave të shpirtit bosh frynë erë,
Më kot të kërkoj, më kot filloj të thërras…
Hap leht kujtimet, zbresin menjëherë !
Po të humbas, e di, unë po të humbas !
Dritareve, sot jam me shiun përqafuar…
Me dhimbje, buzën leht e vë në gaz
Dhe hëna është e zbehtë, qiri i shuar !
Po të humbas, e di, unë po të humbas !
Stuhia e fjalëve në sytë tanë mbeti,
Këtë natë, mes vargut po të lë pas ..
Se ndodh në të gdhirë,dremit poeti !
/www.QendraPress.com/