Çaste poetike me poeten;Ari Ukimeri

ASAJ

—————-

Ti që troket në mendjen time

Ma mbushë shpirtin plotë gëzim

Je freskim i zemrës sime Jetës sime i jep kuptim

Në jetën time Ti bën dritë

Atëherë kur është errësirë

Rrugën time Ti ma shëndritë

Në të keqe dhe në të mirè

Edhe atëherë kur vjen pranvera

Edhe lulet fillojnë të çelin

Aromen tende ma sjelle era

Kujtimet vetèm në ty më mbesin

Edhe Hëna po bën dritë

Ja dhe yjet po ndriçonë

Dielli natën po bën ditë

Me dashuri që na rrethojnë

Ti nuk e di çfarë është vetmia

Edhe atëherë kur asgjë nuk shkon

Do të mbajë në dhimbjet e mia

Prania jote mè shëron

Kohë e gjatë paska kaluar

Pa u pare e pa u ndi

Mos mendo qè të kam harruar Je e vetmja Dashuri.

Argjira (Ari) Ukimeri Mr.sc. Pedagoge Prizren, Mars 2022

Ari

DREJTË BASHKIMIT KOMBËTAR

—————————————-

Ngritu në këmbë ti Shqiptari

Për Atdhe ta bëjmë kuvendin

Si vepruan burrat e Kombit Abdyl Frashëri e Ymer Prizreni

Erdhi koha me ngritë zërin Për bashkim në një Atdhe

Mjaftë vajtuam njëri tjetrin

Duke u tallur armiqtë me

Ne Një flamur ne e kishim

Trashëgim nga Skënderbeu

 Sot shumë të tjerë që sollën të huajt

Hije të keqe i bëjnë atdheut

Shkabën tonë shumë e pengojnë

Me valuar lirshëm në hapësirë

Në troje të lashta të Ilirisë

Me na nxehë i njëjti diell

Nuk jemi grek as maqedon Malazez e Serbian

Po të gjithë jemi Shqipëtar

Në këto treva gjithmonë të parë

Trojet tona na i copëtuan

Në Berlin edhe në Londër

Fqinjët tanë keq na tradhëtuan

Na helmuan bukën në sofër

Në 6 shtete sot jetojmë

Që nuk ka shembull tjetër nëpër botë

 Në shumë aspekte na injorojnë

Të barabartë nuk jemi në Europë

Është e drejtë ndërkombëtare

Tokat tona me i bashkuar

Çdo kund ku janë tokat Shqiptare

Në një shtet të gëzuar

Fajin më të madh e kemi vetë

Që nuk qajmë kokën për Atdhe

Kemi formuar 100 parti

Vetëm për vete mendojmë ne

Të përçarë e të çoroditur

Ardhmëri nuk do të kemi

Në familjen Europiane

Të përbuzur do të jemi

 Pse nuk ecim në këmbët tona

Po gjithmonë me paterica

Asnjëherë nuk do ta arrijmë cakun

Në errësirë nuk agon dita

E gjithë bota na vështron

Masin pulsin e shqiptarëve

Në Europë nuk na dojnë fare

 Të bashkuar nuk na duan fare

Nëse gishtin ia vëmë kokës

 E mendojmë me mençuri

Veç një shtet në mes të Europës

Do ta kemi SHQIPËRINË

MR.SC. PEDAGOGE ARGJIRA (ARI) UKIMERI PRIZREN, JANAR 2022 II.

Drejtë shtigjeve të lirisë

Tè gjitha trojet e Ilirisě

Të bashkuara në një shtet

Nëpër shekuj e nëpër vite

 Do ta gëzojnë jetën vet

 Kështu do të kryhet amaneti I shumë brezave të flijuar

Edhe shkaba në ballë të flamurit Do të valonte i gèzuar

Pa u bashkuar trojet Shqiptare Kurre s’do të kete qetësi në Balkan

Këtë e di shumë mirë Europa

Sepse një trup s’jeton I ndarë

Sot fuqishëm po troket

Ora e madhe e historisë

Po I thërret për bashkim

Tokat e shenjta të Ilirisë

Londra dhe Berlini Bashkë me Shën Stefanin

Duan të rregullojnë gabimet

Mbi hartën e Ballkanit Shqiptar

ku do qè jeni Ia veni gishtin kokës

Një Shqipëri të madhe

Të kemi në mes të Europës

 Argjira (Ari) Ukimeri Mr.sc. Pedagoge Prizren Mars, 2022 III

 ASAJ

——————

 Ti që në mendjen time

Ma mbushë shpirtin plotë gëzim

 Je freskim i zemrës sime

Jetës sime i jep kuptim

Në jetën time

 Ti bën dritë

Atëherë kur është errësirë

Rrugën time

Ti ma shëndritë

Në të keqe dhe në të mirè

Edhe atëherë kur vjen pranvera

Edhe lulet fillojnë të çelin

Aromën tende ma sjelle era

Kujtimet vetëm në ty më mbesin

 Edhe Hëna po bën dritë Ja dhe yjet po ndriçon

 Dielli natën po bën ditë

Me dashuri që na rrethojnë

Ti nuk e di çfarë është vetmia

 Edhe atëherë kur asgjë nuk shkon

Do të mbajë në dhimbjet e mia

Prania jote mè shëron

Kohë e gjatë paska kaluar

Pa u pare e pa u ndi

Mos mendo qè të kam harruar

Je e vetmja Dashuri.