Çaste poetike me poeten:Ariti GJINI
Ikën fëmijët tan, ikën.
_______________________________
Ikën,e na lan vatan.
Ikën të gjithë,nëpër botë.
U ndan,me nënë e me babën.
Ikët more,fëmijë ikët.
Na lat vetëm,nëpër shtëpi.
Nuk rritëm,as mbesa as nipër.
Që ishin,më e madhja dashuri .
Dikur .. nuk ndihesha e vetme
Se gjithmonë kafen, e pinim bashkë.
Dhe pse isha larg,nga bota tjetër.
Flisnim e qeshnim,e bënim gallatë.
Telefoni im,kurrë nuk pushonte.
Të gjithë ngërzit,më mermin me radhë.
Dhe dita vërtet,bukur kalonte.
E tani më ngeli,ta tregoj si përrallë.
Po koha sot,vërtet kanë ndryshuar.
Të gjitha ngelen ,veç si kujtime.
Dhe rrugët e botës, kush i ka provuar.
Ndihesh e vetme,dhe si jetime.
Eh..Sa e ftohtë qenka,bota e madhe.
Akullnajë shikoj unë,skaj më skaj.
E strukur do ngelesh,diku në një qoshe.
Dhe po të vdesësh,s ka kush të qaj
A@. Gjini
D-9-27-22