Çaste poetike me poeten;Arjana Fetahu GABA
Ti udha ime e pa gjetur
————————————-
Fryn kjo erë e shpërndan gjethet,
Mendimet më shkuan tek ty,
Rrugëve si gjethe u enda pas teje,
Fry moj erë fry.
Me sheh të humbur por mos ki dert,
Se mangut vetëm ty të kisha,
Unë flas me erën e dot s’të gjej,
Të m’bësh të lumtur s’ikur isha.
Ti mos u ndal aspak për mua,
Sa të mundesh vazhdo më shty,
Se zemrën time e kam gjysmuar,
Fry moj erë fry.
Sot mungojnë kalimtarët,
Në trotuarin me plasaritje,
Çdo gjë pret që të ndërrojë,
Dhe unë si to jam po në pritje.
Por kjo mbasdite e vetmuar gri,
Duket sikur të solli ty,
Në janë zhurmat që bën era,
Or dita që po mbyllë një sy.
Në thurëndrat e mija ti ke mbetur,
Me këtë ndjesi tash jam mësuar,
Ti je ajo udha ime e pagjetur,
Dhe unë udhëtari i paftuar.
Arjana Fetahu Gaba
/www.QendraPress.com/