Çaste poetike me poeten;Arjola ZADRIMA

Shkodër

———————-

ti qytet epokash,

sfidë kohe,

gurgullimë lumenjsh,

aromë lulesh,

jeto e shtriqu

në krahnorin tem

prej gruaje të gjallë

———————-

Unë jam këtu

—————————

me stinët e mia mbi supe,

dhe peshën e kësaj jete,

e ti je diku me prani prej ajri

tue zgjue çdo qelizë malli

në ditë të gjallësh!

/www.QendraPress.com/