Çaste poetike me poeten:Arta ZAJMI 

SODISJA DIKUR…

—————————————-

Sodisja dikur,

Sirtarin tim,

Shpalosja fletët e librit,

Me nxitim.

Në paradhomën time,

Për mrekulli,

Një mori librash,

Radhitur për lakmi.

Etja për të lexuar,

S’shuhej dot,

Librat e mi,

I kisha si shokë.

Mbrëmjeve verore,

strukesha në divan.

Kureshtja për libra,

Kohën gjallë mban.

Secili nga ata,

Thurur për mrekulli,

Në secilin kapitull,

Ngapak dashuri.

Edhe sot nga librat,

S’ndahem dot,

Kujtimet e bukura,

I ndajmë tok.

Të ushqejnë në çdo kohë,

Aty gjen dhe mprehjen…

Sodisja dikur,

Sirtarin tim,

Nga pluhuri i harresës.

28.06.2020

/www.qendrapress.com/