Çaste poetike me poeten;Arta ZAJMI

MOZAIK DASHURIE

———————————-

Mblodha ca copëza të vogla,

Ato të kujtimeve, brenda gjirit tim.

Sikur ta ktheja kohën, si dikur,

Ku ngrohnin zemrën si një nur.

Ditët e bukura në folenë prindërore,

E ëmbla jetë, vërshon me kujtime.

Them, se kam shumë dëshirë,

Të jem në atë kohë, plot dashuri.

Shpesh mbrëmjeve cicërima zogjsh,

Më zgjojnë me zërin kumbues.

Më ngjajnë me këngët që me hare i këndonim,

Dhe te njeri- tjetri miqësi shoqëronim.

Shumë copëza jete, në rrugë mbetën përgjysmë.

Shpesh, edhe shumë fjalë, pothuajse s’i thamë.

Sot, ndër vite, i kujtoj me mall,

Dhe thur, në çdo cep, mozaik kujtimesh.

Kjo dashuri, s’do babëzi,

Se në çdo pëllëmbë jete, do pak dashuri.

Ne ngjyrimin e kohës, ndërtova me urtësi,

Atë, më të bukurën njerëzi.

Andaj, mos u ngut, o njeri,

Se jetën e ngrohe, ashtu si di ti.

Dhe jo vetëm kjo të mjafton,

Për një mozaik kujtimesh, ti rron.

/www.QendraPress.com/