Çaste poetike me poeten:Arze HASANAJ
E shkuar e harruar
————————————
Ditët që lë pas,
e të këqijat që kaloj ,
Asnjëherë në jetë
se kthej kokën ti shikoj.
Por sot për çudi ,
erdhi në mendjen time,
Vjeshtën e kaluar ,
isha me rënkime.
Nuk e humba shpresën ,
edhe pse ishte vështirë,
Por zoti ka zgjidhje ,
dhe e din cila është mirë.
Jeta ime ishte ,
në një rrezik të madh,
Veç për disa gjëra ,
sëmundjes ja bëra hallall.
Përveç asaj gjendje,
që nuk kisha shenja jete,
Unë dallova njerëzit,
se kush me donte si veten.
Që nga ato ditë,
jeta mori një rrugë tjetër.
Sëmundja kaloi shpejt ,
por i humba miqtë e vjetër.
Njeriun që të do mirë,
ta zgjat dorën në errësirë.
Ai që ma lëshoj dorën,
e shkriva si vera borën.
Prej se kalova atë gjendje,
i gëzoj ditët me endje.
Nuk shikoj anash as mbrapa,
veç përpara do bëj hapa
PUNOI:Arze Hasanaj