Çaste poetike me poeten;Arze HASANAJ

Një grusht lumturie

———————-

Një grusht lumturie e pata ne duar,

Kohës te ma ruaj ia dhashë hua,

Lumturi e pastër nga me te sinqertat,

ne kohet e sotme s’besoj tjetër ka.

Një grusht lumturie sa me vlere te madhe,

Sepse lumturia nuk blihet me pare.

Kohës ia dhashte ndoshta do ma ruaj,

siç ishte e pastër me atë bukuri.

Një grusht lumturie por sa e gjithë bota,

kishte peshe te madhe lumturi e shpirtit.

Koha ndonjëherë ndoshta do ma kthej,

s’ja dhashë për gjithmonë ia dhashë hua.

Nje grusht lumturie nuk munda t’a mbaj,

nuk ja fali vetes bëra gabim ndoshta

Kohen do e pres qe ti mbaj premtimet,

e di ma kthen prapë me nuk bej gabime.

/www.QendraPress.com/