Çaste poetike me poeten;Arze HASANAJ

Mëngjes i heshtur

—————————-

Sa e bukur dita kur m’e zgjon ,

kënge e bukur e arome trëndafili.

Nisi zotin shume ta falënderoj ,

për mëngjesin e rrezet e diellit.

Çdo gjë ishte e bukur nuk përshkruhej,

qielli kaltër zogjtë plot cicerima.

Vetëm vendi yt kishte ngel bosh,

kafen si çdo dite ne ku e pina.

Me mungonte zëri yt sa shume,

me mungonin humoret e tua.

Kur e shihja tavolinën pa ty ,

e kuptova se sa shume te dua.

Kafja e mëngjesit nuk me pihej,

thash s’do pi me kafe ne mengjes.

Nuk do ulem me tek ai vend,

heshtja me trishtoi kte mëngjes.

/www.QendraPress.com/