Çaste poetike me poeten;Asja Mulgeci
JAM E ZONJA E VEDIT
S’JAM IMITIM
—————————–
M’len t’eci hapash t’mij
Gjurmt mos mi fshij, ti sfidues i natës fshesaxhi,
Kpuct le t’baltosen, t’hahen pllakave,
le t’shkyhen,
E se m’gjakosin kamt, skam me kja
as me vujt , hatri i askujt
Due krenar me kallzue rrugt,ku hapova
endun n’fije shpirti,
Edhe nëse shpesh u rrzova
Pa m’shty dikush mbrapa
supesh t’mija u mbajta ,
Krejt projektuem medjes teme
pa laps e leter,
Pa ndie nevoje diplomash,as medalje
t’rreme
Firma t’dalun boje,
Mykun sirtarve t’kohês mjerane
M’len pra t’jam bijë e Zotit
e padukshme si era,
Zbritun qiells e pastër si flokë bore ,
Rrugt e shpirtit i duet t’lirë
Pa zinxhirë…
Njashtu si zemren kryeneçe
ndjenjë-dlirë
Rreh e dashuron njësoj prore,
s’guxon askush me marr për dore
N’dritë as errsinë…
Ani se n’zgjatim thonjsh t’pistë
vshtir asht me shpëtue,
Zjarrmit n’gurgullimë gjaku,
kam me i përcllue
Klith fort e thik zanin, deri n’asht t’tokës
Ma t’miren vjedh kthetrash t’jetës
t’lultat e kohës,
Fustanbardhë i baj
vesh trupit territ me zdrit,
Pendzezat korbës le ti bien
ti shkyhen sytë…
M’len i padukshëm,hije n’zhdukje
Hiqmu rrugës, mshefu vrerit tand
Njaty posht gunës ,
Jam e zonja e vedit,hijerand
S’jam imitim ….
Shkëlqimit tem t’diellt
kunoren e jets kam gdhend !
ASJA MULGECI