Çaste poetike me poeten;Asja MULGECI
MUZËS
—————————
Folezë e çati ia bana zemren,
muzës teme
E shpirtin dashni…
Nuk u lodha me gjet fjalë
t’mdhaja,
e salltanete t’kota
për me shkrue “t’mdhajat”poezi,
Ndër gërma,fjalë formova,
rimova jo për inerci
Sa për t’bashkue rimat …
Mendova çitër me trokit
n’cdo gëzim e halle t’njerzisë,
Me zbut sadopak dhimbjet,
Me iu njomë shpirtin e rreshkun,
Sic toka etshëm hurpet
kur vërshojnë shirat,
Rrezedielli acarit iu ngula
deri n’asht….
Paçka se “syqorrët”s’më panë kurrë,
Ani,ndasht….
Dashninë e thirra zashëm,
e hodha vargjesh si faren arës,
pa u mundue askujt me ia imponue,
Sytë ua hapa me dit me pa,
Se si kjo e hyjnishme
mbinë e rritet shpirtit,
Siç bima shtrin rrajt n’zemër
t’tokës,
E shkruajta e shkruajta
kurrë s’u ndala,
S’ju bana mburojë së kotës,
smirës as djallêzise,
As për hir t’pasionit tem t’tçmendun”
E as për hatër t’poezisë,
Se dritë e jetë m’u ba udhës…
keq jem kaperthurë,
Sahere ndihem ngusht,
Bahem erë-nxehtë, plasem muzës,
Ajo e dashurueme dalldiset
E rrjedh n’mue,si mjalti buzësh!
/www.QendraPress.com/