Çaste poetike me poeten:Asja MULGECI

NGJYREN NDRRUEN EDHE SYTË

—————————————————–

Shtegut, nga shtrydhin lot stinët,

dimni stërgjatë kraht, si currilat e akullt çatitë

njasaj lugine ku derdhen yjtë,

shtratit t ‘drunjtë, përkunden netët pagjumë ndërsa ditët lëkunden agonishë,

si valë t’përhumbuna mbi lumë

Bletët, endin hojzat si mozaik,

t’dehin me t’tynet simfoni

fluturat verdhoshe, qendisin petalesh

cohen pulla_pulla, m’ia vesh vashës për nusni

Zgjatem majgishtash, t’i prek sytë atij

t’ndritem, t’përtrihem, gjallë t’ndihem

Imazhesh m’vjen si i huaj, psherëtij thellë…

mes buzësh, etun hurp vedin,mallin t ‘shuej

ani se etshëm mbeta, ani

ah e dashurueme isha e shkreta …

prapë m’thanë duaj, vuaj,çmendu ,për dashni…

Kacavjerrë pritjesh u treta

shpirtin ciflos, pa mshirë,

si t’mos ishte i jemi shpirt,

qyshkurë t’a fala, m’duket i huaj…

mbrena tij vet e dytë

ngjyren, ndrruen edhe sytë!

/www.QendraPress.com/