Çaste poetike me poeten;Asja MULGECI
AJO NDRINË ZËMRES ,EDHE N ‘MA T’MADHEN ERRSIN T’MËNDJES
——————————————–
Njatë ditë-mbrapsht kur s’të pata ngat
Oh ç’qe ky fat, i pafat
Sytë mberdhe mjegulluen krejt boten,
Edhe vetja m’ktheu shpinen
Si termet nën kamb m’dridhi token
Retë nxinë ngutshëm çarten motin
Tek i ngul sytë funkupës dehun hiç pa pi
Vena turfulloi, idhshëm çau goten,
Sikur edhe toka n’zëmer t’saj ngulfat
Zu t’kjaj, bimët rranjësh thau
Prrej dëshpërimit lotët
rrëkneheshin faqesh si gurët
shpateve,
Tue gerthit zashēm për mëkatin,
pa mëkat
Qepallat mbyllnin sytë lodhshëm
Gjumi s kish ma gjumē,
Përpëlitej ftohtë shtratit si uji në lumë
Turbulluem mendsh mbrenda vedit
Fajsova vedin, se shpirtshëm
krejt ia fala jeten
Tue mos mendue hic për dhimbjen
që po m’ngulej deri n’asht ,
Dashnisê iu hakërreva kot
Ani ndasht, se ka guxue
dashninë me ma shiblue,
Ani ndash…
Tue m’fajsue pamshirshëm
Prej vedit me m’largue,
Oh e hyjnishmja ndjenjë e dlirë
aromëmirë
Ç’faj ka?!
Mllefit a tërbimit t’qorruem, sdin me i g’ja…
Ajo ndrinë pa hile,zemrës
Edhe në ma t’madhen errsinë t’mëndjes !
/www.QendraPress.com/