Çaste poetike me poeten:Barie ÇUPI
Lot i paçmim
————————
Ka zemërimin e vet koha,
o njerëz…
lumit,
zjarrit,
fundit ia lë gjithë porositë,
e bën qiellin vetëtimë,
damarët ia kanë tendosur dramat,
shkaku i vajeve të rënda,
egot e egra të mëkatarëve.
…gjak prej zemre i ka gëluar Universit,
lot i pa çmim,
perëndojnë duar të djegura foshnjash,
thikë në pas’shpinën e diellit,
Zot na kij kursim.
…
sundon dhimbja e nënës Tokë,
ofshamat nga barku i gurgëllijnë,
etheve të stinës,
tampon i plagëve plasaritet,
fund’dheu i magmës ulërin,
harrojmë se ç’na mban frymën gjallë,
harrojmë se ç’na ushqen,
e se ku strehohemi,
e si vështrimi i pafashuar po na ngrin.
…
O njerëz të mend e të pamend,
thikash e vragësh,mos pini ujë ligësirash,
limfa e mendjeve të zymta,
si korbat që sjellin haberin hapësirash.
Asgjë s’gjej për të qeshur,
keqësohem dritaresh të mbyllura.
…
dje,sot,
e befasishmja,
e përditshmja,
njëmend përpiquni “deri nesër”
të më ndjeni me zemër,
jam më e vogla materie,
por ju thërras t’gjithëve,emër për emër,
padukshëm më dridhen duart,
s’më mbajnë gjunjët,
po më thyhen germat,
bërë si kallinj të zier…
nyje m’janë mbledhur të marrosurat lajme,
deri në stomak,
bota fizikisht shkulur rrënjësh,
jeta tërhequr misteresh,
hëna mbetur errësirës në lak.
…
o njerëz,
mjaft me lotin e paçmim,
në djepin e ngjyrave kam lënë një shënim.
/www.qendrapress.com/