Çaste poetike me poeten;Barie ÇUPI

Ngushticave tona…

———————————–

Me etje drite,na u dehën përrallat,

i vodhëm sa e sa të pathëna përsysh,

kur malit prej gjoksi ia thithëm ujvarat,

as qamë,as qeshëm,me mendje mëdysh.

U zbritëm prej nate,si zogjtë për ushqim,

kutizave të zemrës,fshihej hëna duke parë,

ditëve të zbehta,u përplasëm në kryqëzim,

e lojtëm me rrugët,herë çmendur,herë vrarë.

Idiotësi epokash,përfundojmë në asgjë,

humbje vitesh shtypur,ngushticave tona,

pamë kohën në sy,si diej të pa zë,

qumësht jete prej nesh,pin toka akoma.

Heshtjet i përqasëm sytheve të pranverës,

e frymojmë pa zhurmë,në zbrazje ironike,

pa i vënë reze,as dritares,as derës,

çdo stine në etje,për pakëz rreze drite.

/www.QendraPress.com/