Çaste poetike me poeten:Barie ÇUPI

Nën hundën e njerëzisë

———————————-

Orë të bronzta,

të veruara,

të vrazhda,

përsysh i kalojnë Universit,

frymorët,

toka,

hapësira,

medalje të buzëqeshjes së diellit.

Ditët,

netët,

motet,

të lindjes dhe të perëndimit,

shpagesë rituale,

epërsi të besimit,

të zhgënjimit,

rubin të gjuhës së mendimit.

Fuqi e brishtë koha,

më e shpejtë se era,

herë rrëmbyese,

herë mrekulli e artë,

më shijuese se jeta,

nuk ulet,

as mpihet,

e ashpër,

e papagueshme,

veprimtare,

i ngjan e vërteta.

Heshtjet përkulëse,

babëzitë si kusare vjedhin shpirtra,

dënesat,

dyshuese të paqes,

të vdekjes,

të dashurisë,

të rrekjes së të thënit,

e të frikës

nën hundën e njerëzisë.

/www.QendrePress.com/