Çaste poetike me poeten:Barie ÇUPI
Këpucët e tjetrit.
—————————–
Mos pëshpërit si gjethe vjeshte,
era të sundon,
ugareve të jetës,jam e pastër diellore,
mos m’i prek plagët,ku loti më bulon,
mos m’digj si cigare,vegjetoj si përmendore.
Mos m’i ngatërro rrugët,i gjej dhe n’errësirë,
mos ma vanit kohën,jam pjalmë pranverore,
mos kërko sy hijesh,eshtrash janë mpirë,
mos m’a fasho shpirtin,dukem ortek bore.
Mos m’i zhurit këngët,ku dashuria ul qepallat,
vertebrash t’thyera,mos kap gjurmë që kthehen,
fshihu pas një dehje,mos
ndal tek përrallat,
në tonelata zjarresh,mos prit të bymehem.
Mos bëj kashillëk,s’jam xixëllojnë muzgu,
mos m’i prangos klithmat,kam grisur horizonte,
në sythe kujtimesh,mos kërko dry burgu,
Luciferin e Pragës,mos ma kujto sonte.
Mos prek mbi qemer,kam guxim të rizgjohem,
mbushma një kupë verë,zemrën mos m’përgjo,
misteresh e parajsash,mos m’thuaj të dorëzohem,
këpucët e tjetrit,bëjsh mirë mos i provo.
/www.QendraPress.com/