Çaste poetike me poeten:Barie ÇUPI

Drit’lindja

————————-

Drita është koha ime,

është syri në hapësirë,

është nyj’e çdo stine,

rrugënisje në të gdhirë.

Drita,strehë e forcës sime,

ngjyrë,zhvendosje,qëllim,

është pasqyrë e çdo kthine,

është frymëtoka në ndryshim.

Drita,morali i së vërtetës,

përballje ernash në lëvizje,

përpjekje,zhurmë,sfidë e jetës,

është grua-burrë,natyrë në ngjizje.

Drita,alfabeti im i parë,

s’është abstrakte,s’është rrekje,,

s’ka krahasim,nuk ka të ngjarë,

drit’lindja s’ka fund,s’ka as vdekje.

/www.QendraPress.com/