Çaste poetike me poeten:Behare Paja KASA
RETORIKË
————————-
Ç’do të sillte e vërteta?
Më shumë dhimbje,
Më shumë lot.
Ndaj dhe ajo u tërhoq në hije
Dhe gënjeshtra u bë zonjë.
Ç’do të sillte sinqeriteti?
Më shumë lëndime në shpirt.
Më shumë zhgënjime nga ata që i ke pasur miq.
Ndaj dhe ai u tërhoq në hije
Dhe mashtrimi u bë zotëri.
Po drejtësia çfarë sjell vallë,
Më shumë armiq të rinj?!